Widget

Widget është UI komponentë në Flutter. I tërë kodi në Flutter organizohet në formë të widget me nivele të ndryshme të hierarkisë.

Në esencë, një widget është Dart klasë që e ekstendon ndonjë klasë të Flutter.

class Teksti extends StatelessWidget {
	// kodi
}

Çdo widget duhet ta ketë metodën build(), i cili kthen widget-at tjerë që janë të definuar brenda strukturës së atij widgeti.

class Teksti extends StatelessWidget {

	Widget build(context) {
		return new Text('Tekst');
	}
}

Meqenëse një widget është thjesht një Dart klasë, me ta mund të bëjmë gjithçka që bëhet me klasa; mund të shtojmë atribute apo metoda të reja, sipas nevojës.

class Teksti extends StatelessWidget {
	final String text;

	Teksti (this.text);

	Widget build(context) {
		return new Text(
			text,
			textStyle: new TextStyle(fontSize: 24.0),
		);
	}
}

Pastaj, këtë mund ta përdorim brenda një widgeti tjetër në këtë formë:

child: new Teksti('Lorem ipsum dolor sit amet.'),

Tahir Hoxha