Tipet e të dhënave në Dart

  • Number
    • int
    • double
  • String
  • Boolean
  • List (Array)
  • Map
  • Rune
  • Symbols

Të gjitha tipet e të dhënave në Dart janë objekte.

Vlerat e tyre do të jenë null derisa të bëhet inicializimi i tyre.

Tipi integer

Deklarimi i variablit të tipit integer dhe inicializimi i tij me vlerën 5:

void main() {
  int x= 5;
}

Tipi i të dhënave: int. Emri i variablit: x. Vlera e variablit: 5.

Deklarimi i variablit mund të bëhet edhe në formën vijuese, me ç’rast tipi determinohet në bazë të vlerës (type inference):

void main() {
  var x= 5;
}

Tipi Double

Në Dart, për numrat me presje dhjetore e kemi vetëm tipin double 64 bit, sipas standardit IEEE 754.

Operacionet me double kthejnë rezultate të tipit double.

void main() {
  int i = 3;
  double d = 1.234567;
  var r = i + d;
  print(r);
  print(r.runtimeType);
}

Rezultati në konzolë:

4.234567
double

Vetitë dhe metodat e double

void main() {
  double d = 12.3562;
  double e = 24.7663;
  double f = -35.69;
  double g = 0 / 0;

  print(f.isNegative); // true
  print(d.isFinite); // true
  print(d.isInfinite); // false
  print(d.sign); // 1.0
  print(f.sign); // -1.0
  print(0.sign); // 0
  print(g.isNaN); // true
  print(g.runtimeType); // double

  print(d.hashCode); // 11459520765435328
  print(e.hashCode); // 15978294044666092
  print(f.hashCode); // 18533716624459497
  print(g.hashCode); // 4609434222908145664

  print(d.floor()); // 12
  print(d.floorToDouble()); // 12.0
  print(d.ceil()); // int 13
  print(d.ceilToDouble()); // double 13.0

  print(e.toInt()); // 24
  print(e.toDouble()); // 24.7663
  print(d.toString()); // "12.3562"
  print(d.toStringAsFixed(2)); // "12.36"

  print(e.toStringAsExponential()); // 2.47663e+1
  print(e.toStringAsExponential(0)); // 2e+1
  print(e.toStringAsExponential(2)); // 2.48e+1

  print(1234323456434515.toStringAsPrecision(3)); // 1.23e+15
  print(0.00000012345.toStringAsPrecision(15)); // 1.23450000000000e-7

  print(d.round()); // int 12
  print(e.round()); // int 25
  print(d.roundToDouble()); // double 12.0
  print(f.abs()); // 35.69
  print(e.truncate()); // 24
  print(e.truncateToDouble()); // 24.0

  print(1.compareTo(2)); // -1 | 1 < 2
  print(2.compareTo(2)); // 0  | 2 == 2
  print(2.compareTo(1)); // 1  | 2 > 1
  print(7.remainder(4)); // 3 | 7 modulus 4
}

Tipi String

Variabli i tipit String do të përmbajë një tekst të vendosur brenda thonjëzave apo apostrofave.

Deklarimi i një variablit të tipit String:

void main() {
  String a = "Dart";
  var b = "Flutter";
}

Të dyja format (String dhe var) kanë efekt të njëjtë në shembullin konkret.

Meqenëse variablat në Dart janë objekte, ne mund t’i thërrasim metodat e caktuara:

void main() {
  String a = "Dart";
  var b = "Flutter";
  var c = b.substring(3);
  print(c);
}

Rezultati në konzolë do të jetë:

tter

Pra, me substring(3), nga fjala “Flutter” janë shkëputur karakteret nga pozita 3 (indeksi fillon nga zeroja) deri në fund.

Me thonjëza apo apostrofa të trefishtë mund të definohet një string i cili shtrihet në disa rreshta:

  var d = '''Tekst
në shumë
rreshta''';

  var e = """
Tekst tjetër
në shumë
rreshta""";

String interpolation:

void main() {
  String teksti = 'Flutter';
  print('$teksti ka ${teksti.length} shkronja');
}

String immutability

Stringjet në Dart janë të pandryshueshëm (immutable), që do të thotë se nuk mund ta manipulojmë drejtpërsëdrejti përmbajtjen e një stringu. Natyrisht, me anë të funksioneve mund të kryejmë operacione ndaj stringut dhe përmbajtjen e re mund ta bartim në një variabël tjetër.

Konvertimi nga karakteri në kod të karakterit dhe anasjelltas:

void main() {
  String teksti = 'Flutter';
  int c = teksti.codeUnitAt(5);
  print(c);
  String s = String.fromCharCode(c);
  print(s);
}

Rezultati në konzolë:

101
e

Konvertimi nga string në varg karakteresh:

void main() {
  String s = "Dart";
  print(s.codeUnits);
}

Rezultati në konzolë:

[68, 97, 114, 116]

Konvertimi nga një varg kodesh në string me String.fromCharCodes():

void main() {
  String s = String.fromCharCodes([68, 97, 114, 116]);
  print(s);
}

Rezultati në konzolë:

Dart

Tipi Boolean

Variabli i tipit Boolean, sikurse edhe në gjuhët tjera programore, mund t’i ketë vetëm 2 vlera të mundshme: true dhe false.

Tahir Hoxha

Related Post

Dart: BazatDart: Bazat

Bazat hello.dart Kompajlimi: dart hello.dart Kodi mund të testohet edhe në https://dartpad.dartlang.org/ Rezultati në terminal: Hello, Word Deklarimi i variablave Rezultati në terminal: 5 Shohim se Dart bën type inferring,

Klasat në DartKlasat në Dart

Dart është gjuhë e bazuar në OOP. Të gjitha klasat në Dart janë pasardhës të klasës Object pa pasur nevojë të ekstendohen në mënyrë eksplicite. Klasa Object që është superklasa