Pse Flutter?

Flutter është UI framework për mobil zhvilluar nga Google. Ofron mundësi për zhvillim të shpejtë të aplikacioneve mobile të cilat janë native për iOS dhe Android, gjithnjë duke punuar në një kod të vetëm e që kompajlohet në kod nativ.

Flutter është framework me mobile SDK që nuk mbështetet në JavaScript (siç është rasti me React Native), por në vend të JavaScript përdor gjuhën programore Dart, e cila është një gjuhë e bazuar në OOP dhe relativisht i lehtë për t’u kuptuar nga ata që tashmë punojnë me JavaScript ose Java.

Përderisa React Native përdor HTML, CSS dhe JavaScript, Flutter të gjitha këto aspekte i realizon duke përdorur një gjuhë të vetme – Dart. Kodi më pastaj kompajlohet në kod nativ, duke eliminuar nevojën për zhvillim të aplikacionit për dy platforma në dy apo më tepër gjuhë të ndryshme programore (Java dhe/ose Kotlin për Andrid, Objective C dhe/ose Swift për iOS).

Kësisoj, zgjedhja e Flutter nga bizneset është më e volitshme nga aspekti i kostos së projekteve dhe mirëmbajtjes së tyre.

Flutter ofron:

Zhvillim të shpejtë të aplikacioneve

Flutter mundëson zhvillim rapid të apkikacioneve. Koha për testimin e ndryshimeve në kod është e shkurtër, sepse në vend të kompajlimit që merr shumë kohë, përdoret teknika “hot reload”, që brenda pak sekondash e rindërton aplikacionin dhe atë duke mos ia humbur gjendjen, respektivisht aplikacioni vazhdon aty ku ka ngelur duke mos u resetuar në gjendje fillestare.

UI të begatshëm dhe fleksibil

Flutter përdor komponente (widgets) të shumta, të cilat mundësojnë përshtatje duke e bërë UI shumë fleksibil, gjë që mundëson kontrollimin e çdo pikseli dhe ndërtimin e dizajnit të dëshiruar. Flutter është i pajisur me widget për Android, iOS dhe Material Design.

Performancë të lartë

Aplikacionet në Flutter janë jashtëzakonisht të shpejtë, për shkak se drejtpërdëdrejti kompajlohen në kod nativ. Zhvillimi i shpejtë i aplikacionit që rezulton edhe në kod që ekzekutohet shpejt është kombinim ideal që ka bërë që Flutter të shënojë rritje të përdorimit mbi 500% vetëm gjatë vitit 2019.

Tahir Hoxha