Dart: Bazat

Bazat

hello.dart

void main() {
    print("Hello, World");
}

Kompajlimi:

dart hello.dart

Kodi mund të testohet edhe në https://dartpad.dartlang.org/

Rezultati në terminal:

Hello, Word

Deklarimi i variablave

void main() {
  var x = 5;
    print(x);
}

Rezultati në terminal:

5

Shohim se Dart bën type inferring, d.m.th. mund ta përcaktojë tipin prej vlerës së dhënë variablit, në këtë rast x është integer sepse vlera e dhënë është 5.


Variablat mund t’i deklarojmë edhe në mënyrë eksplicite, në këtë rast duke e deklaruar variablin x si int (integer), dhe atë y si double:

void main() {
  int x = 5;
  double y = 7.25;

    print(x);
    print(y);
}

https://dartpad.dartlang.org/203403c33b4826dfe0d952397b785a52

Rezultati në terminal:

5
7.25

Tipet janë objekte në Dart, prandaj mund t’i thërrasim metodat e caktuara, si në këtë shembull ku kërkojmë vlerën absolute të variablit x.

void main() {
  var x = -5;
  var y = x.abs();
    print(y);
}

Rezultati në terminal:

5


Në varësi të tipit, na ofrohen metoda të caktuara. Shembull me metodat ndaj një tipi string:

void main() {
  var a = "Pershendetje";
  var t = a.contains("etje");
    print(t);
}

Rezultati në terminal:

true

Tipet

Dart posedon 7 tipe primitive:

  • Numbers
  • Strings
  • Boolean
  • Lists
  • Maps
  • Runes
  • Symbols
Tags:

Related Post

Klasat në DartKlasat në Dart

Dart është gjuhë e bazuar në OOP. Të gjitha klasat në Dart janë pasardhës të klasës Object pa pasur nevojë të ekstendohen në mënyrë eksplicite. Klasa Object që është superklasa