Ç’është Flutter?

Flutter është një set veglash që mundëson zhvillimin e aplikacioneve për mjete mobile, Web dhe desktop.

Avantazhet kryesore të Flutter:

  • Është i mbështetur nga Google
  • Ka mbështetje nga një komunitet i gjerë i kontribuesve brenda dhe jashtë Google
  • Është pa pagesë
  • Është me kod të hapur
  • Aplikacionet janë të shpejta sepse kompajlohen në kod nativ

Më e veçanta e Flutter është se kodi shkruhet në një gjuhë programore (Dart), ndërsa aplikacioni mund të kompajlohet në kod nativ për iOS, Android si dhe të transpajlohet në JavaScript për Web aplikacionet. Në zhvillim e sipër është edhe implementimi i Flutter për desktop aplikacione. Po ashtu është duke u punuar në Flutter për embedded devices: Raspberry Pi, automotive, etj.

Flutter përdor Skia 2D rendering engine që funksionon në tipe të ndryshme të harduerit dhe platforma të ndryshme softuerike dhe po ashtu përdoret nga brouserë të ndryshëm.

Karakteristikë tjetër është se edhe për kodin e aplikacionit, edhe për kodin e UI përdoret Dart.